Sunday, July 18, 2010

Bjordi dhe Adela te dashuruar


Historia e dy të rinjve që vijnë nga dy botë krejtësisht të ndryshme por gjetën të përbashkët ndjenjën e dashurisë për njëri tjetrin

Adela dhe Bjordi, një nga çiftet më të famshme në Shqipëri, që errësoi në media edhe fushatën elektorale, konfirmuan lidhjen e tyre duke pranuar se bashkëjetojnë në një apartament luksoz në qendër të Tiranës. Një ndryshim rrënjësor për vajzën kurajoze nga Kavaja dhe djaloshin që vjen nga Italia, që në shtëpinë e Big Brother arritën të gjejnë një dashuri plot mister, sekrete e pasion.

***
Asnjë personazh i zakonshëm i jetës reale shqiptare nuk ka pasur fatin e Adelajdës dhe të Bjordit, që të diskutohen kaq shumë sa ata të dy për një ngjarje që zgjati vetëm 100 ditë. Një lidhje që ndau opinionin publik në dy pjesë, në ata që i përkrahën dhe ata që kundërshtuan çiftin elegant të Big Brother.

Në një nga rrugicat e gjelbëruara të kryeqytetit, në katin e tretë të një pallati prestigjoz jeton çifti më i diskutuar, pëlqyer dhe më i famshëm i vitit, Bjordi dhe Adela. Aty kanë ngritur strehën e tyre të parë të dashurisë, tashmë larg kamerave, por pa mundur t’u shpëtojnë kureshtjes së njerëzve. Kushedi se sa të kënaqur ndihen që tani mund të flasin, të debatojnë, të përqafohen e puthen jo më para kamerave dhe syve të të gjithë shqiptarëve. U duket e pabesueshme që tashmë kanë mundësi ta shijojnë deri në fund njëri- tjetrin.

***
Adela nuk është kthyer në Kavajë, veçse për një vizitë tek prindërit dhe tani bashkëjeton me Bjordin edhe me pëlqimin e familjes së saj. Një ndryshim i madh në jetë edhe pse është shpejt të flasim, por Adelajda e arriti atë çfarë dëshironte. Të paktën si fillim.

Në momentin e hyrjes në shtëpinë e Big Brother kishte deklaruar se donte të ndryshonte jetën e saj. “Dua të ndryshoj jetën time. Nuk dua të jetoj në një shtëpi me mamin, me babin, me vjehrrin dhe vjehrrën… dua të bëj jetën time. Nuk dua të jem më mësuese katundi”, ishin fjalët e saj.

No comments:

Post a Comment